Cannavaro refuzon Poloninë

Futboll

Cannavaro refuzon Poloninë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:30
Cannavaro refuzon Poloninë

Polonia është ende në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të papritur të portugezit Paulo Sousa i cili u largua nga stoli i përfaqësueses europiane për të marrë drejtimin e Flamengos në Brazil.

Atëherë kur u mendua se vendin e Sousas do ta zinte italiani Fabio Cannavaro ky i fundit ka refuzuar të drejtojë Leëandoëskin me shokë.

Tashmë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Polonisë është sulmuesi ukrainas Andriy Shevcenko i cili nëse përzgjidhet do të largohet nga stoli i Genoas.

Polonia në eliminatoret e Katar 2022 bënte pjesë në grupin I sëbashku me Shqipërinë teksa u pozicionua në vendin e 2-të pasi i fitoi të dyja sfidat ndaj kuqezinjëve dhe do të marrë pjesë në fazën play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat