Rangnick i tregon derën francezit

Futboll

Rangnick i tregon derën francezit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:23
Rangnick i tregon derën francezit

Nuk e ka rinovuar kontratën me Manchester United dhe lamtumira në fund të sezonit duket e sigurt. Situata e Paul Pogbasë, e treguar nga “L’Équipe”, flet për një lojtar që e nisi vitin 2022 ashtu siç e kishte përfunduar 2021, në tension me klubin e tij.

Francezi nuk i është bashkuar grupit në stërvitje dhe trajneri i tij, Ralf Rangnick, e paralajmëroi hapur:

“Nuk do të them se nuk ia vlen ta mbajmë. Por lojtarët duhet të duan të luajnë për një klub të madh si Manchester United. Nëse një futbollist nuk dëshiron të luajë për ne, nuk mendoj se ka kuptim ta bindim që të ndryshojë mendje”.

Sipas faqes prestigjioze franceze, PSG është në “pole”për shërbimet e mesfushorit, i cili prej disa kohësh është ndjekur edhe nga Juventusi dhe Reali i Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat