Një operacion 425 milionë euro

Futboll

Një operacion 425 milionë euro

Më: 12 janar 2022 Në ora: 12:15
Një operacion 425 milion euro

Një operacion 425 milionë euro!

Sipas ‘Il Sole 24 Ore’, Interi ka përcaktuar madhësinë e emetimit për të rifinancuar borxhin dhe po punon me Goldman Sachs dhe Rothschild për vendosjen e obligacionit të ri që do të jetë 425 milionë euro.

Qëllimi, sqaron gazeta, është rifinancimi i obligacionit që maturohet në dhjetor 2022 si dhe një linjë kredie prej 50 milionë eurosh.

Ideja e klubit, për sa i përket kohës, do të ishte mbyllja e operacionit deri në fund të janarit, por ka mundësi që koha e nevojshme të jetë më e gjatë, pavarësisht prezencës së presidenit Zhang në Milano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat