​Mali merr fitoren e parë në Kupën e Afrikës, mposht Tunisinë

Futboll

​Mali merr fitoren e parë në Kupën e Afrikës, mposht Tunisinë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 16:18
Mali - Tunisia

Kombëtarja e Malit e ka fituar ndeshjen e parë në Kupën e Afrikës duke e mposhtur Tunisinë.

Goli i vetëm i shënuar në këtë ndeshje që edhe ia siguroi tri pikë shumë të rëndësishme Malit u realizua nga Kone në minutën e 48’.

Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin F.

Aty bëjnë pjesë edhe Gambia dhe Mauritania e të cilat do të përballen sot nga ora 17:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat