Omeragiç firmos me shkupjanët

Futboll

Omeragiç firmos me shkupjanët

Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:28
Omeragiç firmos me shkupjanët

Përforcimi i parë për skuadrën e Shkupit në afatin kalimtar të janarit është 19-të vjeçari nga Shkupi, qendërsulmuesi Azer Omeragiç.

Azer Omeragiç, në sezonin e kaluar, ishte pjesë e skuadrës së Borecit nga Velesi. Ndërkaq, Azeri ka luajtur edhe për Hajduk Split U19, kurse karrierën e tij e filloi tek Vardari në Shkup.

“Vlen të theksohet se Azeri vjen nga një familje që i ka dhënë shumë skuadrës tonë, duke filluar nga gjyshi i tij që ishte njëri ndër futbollistët e parë të FC Shkupit e që pastaj traditën e vazhdoi babai i Azerit, i shumërespektuari Masar Omeragiç, që ishte pjesë e skuadrës së Shkupit për shumë vite me radhë, ku në vitin 1998-të për herë të parë, shpallet kampion me skuadrën tonë.

Kryesia e klubit tonë, shprehet e lumtur që edhe Azeri do të jetë pjesë e klubit tonë dhe ndoshta do ta vazhdojë traditën e babait të tij, duke fituar tituj për fanellën bardhekaltër”, njofton FC Shkupi.

“Është përgjegjësi e madhe që do ta kem mundësinë të luaj në një klub me histori dhe ambicie siç është FC Shkupi. Do të mundohem dhe do ta jap maksimumin nga vetja për këtë fanellë.

Do të luftojmë që ti arrijmë qëllimet tona dhe do të kujdesemi që ti gëzojmë tifozët tanë”, tha Azer Omeragiç.

Azer Omeragiç dhe FC Shkupi, kanë nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej 1 viti e gjysmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat