​Pas Coutinhos, Gerard është pranë goditjes tjetër të madhe te Aston Villa

Futboll

​Pas Coutinhos, Gerard është pranë goditjes tjetër të madhe te Aston Villa

Më: 12 janar 2022 Në ora: 18:22
Gerard

Aston Villa ka rënë dakord për një marrëveshje prej 25 milionë funteve për të nënshkruar me Lucas Digne nga Evertoni, raporton “GOAL”.

Digne kaloi tre vute e gjysmë te Evertoni pasi nënshkroi nga Barcelona në verën e vitit 2018, duke u paraqitur në 127 ndeshje në të gjitha garat për “Merseyside”.

28-vjeçari kishte qenë një lojtar kyç në skuadër derisa erdhi një përplasje me trajnerin Rafael Benitez në muajin dhjetor.

Digne pritet të jetë blerja e dytë e Aston Villas brenda pak ditësh pasi ata së fundi siguruan edhe shërbimet e brazilianit Philippe Coutinho nga Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat