Shqiptari nominohet për futbollistin më të mirë të Kroacisë në 50 vitet e fundit 

Futboll

Shqiptari nominohet për futbollistin më të mirë të Kroacisë në 50 vitet e fundit 

Nga: K. Goca Më: 12 janar 2022 Në ora: 18:28
Arian Ademi

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Arian Ademi, lojtar i Dinamos nga Zagrebi, është nominuar për futbollistin më të mirë të Kroacisë në 50 vitet e fundit në përzgjedhjen e gazetës prestigjioze kroate “Vecernji list”.

Interesant është fakti se në këtë përzgjedhje u gjend edhe Ademi, edhe pse nuk luan për kombëtaren e Kroacisë.

Mirëpo, siç shkruajnë nga “Vecernji list”, ai është në shoqërinë e Modriçit, Bobanit, Shukerit, Rakitiçit, Prosineçkit pasi ka lënë mbresa të mëdha gjatë gjithë këtyre viteve duke luajtur në fanellën e Dinamos së Zagrebit.

Kujtojmë se Ademi ka kaluar të gjitha kategoritë e të rinjve të Kroacisë dhe ka zhvilluar tri ndeshje jozyrtare për Kroacinë A., shkruan media maqedone "Ekipa.mk". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat