Pa ekip

Futboll

Pa ekip

Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:27
Andre Villas-Boas

Andre Villas-Boas e ka nisur karrierën si trajner në 2009-ën dhe është bërë menjëherë një nga më të kërkuarit falë triplete-s historike të arritur me Porto-n në sezonin 2010-11 (kampionat, kupë dhe Europa League).

Në vazhdim ka drejtuar Chelsea-n, Tottenham-in, Zenit-in, Shanghai SIPG dhe Marseille, por pa arritur të konfirmohet në nivele të larta.

Portugezi, sot 44 vjeç, është pa ekip pas largimit nga klubi francez një vit më parë dhe ka thënë më parë se ka ndërmend të tërhiqet para se të ketë mbushur 50 vjeç.

Para se t’i thotë lamtumirë futbollit do të realizojë një ëndërr: të marrë pjesë në Botërorin e 2026-ës që do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat