Cagliari liron Godinin

Futboll

Cagliari liron Godinin

Më: 13 janar 2022 Në ora: 08:27
Diego Godini

Diego Godinit edhe zyrtarisht i është shkëputur kontrata e tij me Cagliarin me pajtim të dy anshëm dhe tani ai mund t’i bashkohet Atletico Mineiro. 

Uruguaiani ka qenë i përjashtuar nga skuadra pasi që ishte thënë se ai nuk është njëri prej lojtarëve që janë të nevojshëm për ekipin që nga muaji dhjetor. 

Siç pritej, Cagliari tani ka lajmëruar se ka shkëputur kontratën e tij me pajtim të dyanshëm pas 12 muaj paraqitje në Serie A dhe Coppa Italia në sezonin e tanishëm. 

Mbrojtësi mbush 36 vjet muajin e ardhshëm dhe pritet t’i bashkohet skuadrës nga Brazili, Atletico Mineiro. 

Kontrata e tij vlente deri në qershor të vitit 2023, pasi që ai u bashkua me Cagliarin si lojtar pa kontratë në shtator të vitit 2020, ku bëri 40 paraqitje për klubin. 

Para tyre ai ishte larguar si lojtar i lirë i Atletico Madridit në korrik 2019 ku luajti një sezon në Inter. 

Ky është një rikthim në Amerikën e Jugut për Godin, i cili luajti në Europë prej që la Nacional de Montevideo për Villarreal më 2007, duke kaluar mandej nëntë vite të arta në Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat