Tension mes Rangnick dhe Manchester United

Futboll

Tension mes Rangnick dhe Manchester United

Më: 13 janar 2022 Në ora: 08:55
Mauricio Pochettino dhe Erik ten Han

Manchester United ka disa dilema në trajnerin e ardhshëm që ka për të zëvendësuar Ralf Rangnickun në edicionin e radhës.

Tekniku gjerman është në kreun e “Djajve të Kuq” deir në fund të sezonit, para se të kalojë në rol adminstrativ, që nënkupton se do t’i besohen disa vendime të mëdha.

Përpos që do ndihmojë në transferime, Rangnick thuhet se do këtë fjalën e fundit për trajnerin e radhës në verë.

Sipas Le Parisien, Man Utd mbetet në kontakt me Mauricio Pochettinon për një marrëveshje në verë, por Rangnick raportohet se preferon Erik ten Han nga Ajax.

Pochettino gjithashtu është i hapur për largimin nga PSG dhe kalimin te skuadra angleze, të cilën ëndërron ta drejtojë.

Ndërkohë, vendimi përfundimtar do kuptohet në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat