Deçiqi përforcohet me Vuçajn

Futboll

Deçiqi përforcohet me Vuçajn

Nga: K.G. Më: 13 janar 2022 Në ora: 13:46
Erjon Vucaj e Pal Dreshaj

Skuadra shqiptare në Mal të Zi, Deçiqi nga Tuzi, përforcohet me një futbollist me përvojë.

Është fjala për mesfushorin nga Shqipëria, Erjon Vuçaj.

Ai për disa vitet luajti me sukses me Dritën nga Gjilani, ku e fitoi edhe titullin e kampionit, tani karrierën do ta vazhdojë në ekipin tuzjan, skuadër që synon Kupën e Malit të Zi dhe daljen në garat evropiane.

Presidenti i klubit, Pal Dreshaj, ka synime të mëdha për pjesën e dytë të kampionatit malazez.

Deçiqi është nënkampion vjeshtor me 33 pikë, ka tetë më pak se lideri Sutjeska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat