Tottenham nuk i ndahet Traores

Futboll

Tottenham nuk i ndahet Traores

Më: 13 janar 2022 Në ora: 13:49
Adama Traore

Tottenham është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Wolves, Adama Traore në formë huazimi me obligim blerje për pjesën e mbetur të sezonit.

25-vjeçari nuk ka kontribuar me ndonjë gol ose asistim në 21 paraqitje këtë sezon, por vazhdon të jetë i kërkuar edhe nga klubet si Barcelona dhe Liverpool.

Tottenham është një ndër skuadrat e interesuara për spanjollin me trajnerin Antonio Conte që është admirues i madh i sulmuesit.

Sipas “The Telegraph”, skuadra londineze dëshiron të nënshkruajë me Traore për pjesën e mbetur të sezonit, ku do përfshihet edhe opsioni i obligimit të blerjes.

Traore ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës, derisa kontrata e fundit që ka nënshkruar ishte në vitin 2018.

Një transferim i Traore, mund të hapte derën për largimin e Steven Bergwijn te Ajax në këtë afat dimëror./Lajmi.net/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat