Del Piero, i mahnitur nga puna e Inzaghi

Futboll

Del Piero, i mahnitur nga puna e Inzaghi

Më: 13 janar 2022 Në ora: 14:30
Del Piero, i mahnitur nga puna e Inzaghi

Alessandro Del Piero i është përgjigjur pyetjes se cili trajner e ka surprizuar në Serie A: “Epo, janë Spalletti dhe Inzaghi, që kanë ardhur në klube të reja për ta. Performanca e Simone Inzaghit është më e veçanta, si për disa dinamika te zikaltrit, edhe për atë që ka bërë te Lazio.

Ai po bën shumë mirë, si e gjithë skuadra zikaltër. Mjerisht, do të shtoja, sepse unë jam tifoz i Juventusit. Eshtë bukur dhe interesante të shohësh që po bën mirë në kalimin nga një mjedis që e njihte shumë mirë në një tjetër të ri”.

Alessandro Del Piero i dërgoi një mesazh edhe Federico Chiesa, pas dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar të gjurit:

“I uroj shërim të shpejtë. Mendoj se është një djalë që ka gjithçka për t’u rikthyer në top-formë. Kjo i ka ndodhur edhe shumë herët në karrierën e tij, sot këto dëmtime mund të kapërcehen me teknologji të reja. Ai do t’i mungojë Juventusit, por edhe Italisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat