Serbi duartrokiti shqiponjën dykrenore, media serbe sulmon: Përshëndeti simbolin e Shqipërisë së Madhe

Futboll

Serbi duartrokiti shqiponjën dykrenore, media serbe sulmon: Përshëndeti simbolin e Shqipërisë së Madhe

Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:50
Armando Broja

Shqiptari Armando Broja bëhet çështje në Beograd. Festimi me shqiponjë bën “armik” pronarin serb të Southampton.

Armando Broja bëhet çështje në Beograd. Ose më saktësisht, festimi me shqiponjë i sulmuesit të përfaqësueses shqiptare.

Djaloshi 20-vjeçar e ka zgjedhur këtë festim si mënyrën e tij për të përshëndetur bashkëkombësit pas çdo goli që shënon. Një gjest që shpesh e kanë kopjuar edhe shokët e skuadrës së Southampton.

Një gjest që për publikun anglez nuk ka pse të jetë problem, ashtu siç është për mendje të sëmura në Beograd.

Kështu, gjesti i sulmuesit shqiptar është vlerësuar si simbol nacionalist në mediat serbe dhe për më tepër, ato kanë kritikuar pronarin e ri serb të Southampton, Dragan Sholak, se ka duartrokitur një festim të tillë.

Sholak ishte i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të Sauthempton ndaj Brentford, kur Broja shënoi dhe festoi në mënyrën e tij të zakonshme.

Pronari sigurisht që u ngrit në këmbë dhe duartrokiti shqiptarin për golin e shkëlqyer që shtyu ekipin drejt një fitoreje të rëndësishme.

Por për “republika.rs”, manjati ka mbështetur “fyerjen e Serbisë në Angli’, siç e përshkroi këtë veprim në titullin e artikullit që i kushtohej kësaj teme.

“Në minutën e 49-të, sulmuesi 20-vjeçar i Sauthempton shënoi për skuadrën e tij dhe vrapoi në fushë me duar të kryqëzuara, ndërsa shumë shpejt në planet televizive u shfaq pronari i “United Media”, i cili përshëndeti këtë festë josportive të të riut Broja me duartrokitje të entuziazmuara. Sholak, përshëndeti simbolin e “Shqipërisë së Madhe”!”, shkruante kjo media/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat