Ruiz mund t’i bashkohet gjigantit anglez!

Futboll

Ruiz mund t’i bashkohet gjigantit anglez!

Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:18
Ruiz mund t’i bashkohet gjigantit anglez!

Skuadra e Manchester Unitedit ka gjasa të mëdha që t’i sigurojë shërbimet e mesfushorit Fabian Ruiz gjatë afatit kalimtar të janarit, ka raportuar “La Repubblica” të enjten.

Unitedi ia ka ofruar Napolit 50 milionë euro dëmshpërblim për spanjollin që ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.

Napoli është i gatshëm ta lirojë Ruizin gjatë këtij muaji nëse arrin marrëveshje me Sassuolon për transferimin e Davide Fresit.

Ruiz 25-vjeçar iu bashkua Napolit nga skuadra e Betisit për 30 milionë euro. Këtë edicion, Ruiz ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tre asistime në 19 paraqitje për Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat