Shtatë gola e tre të skuqur, Rrahmani me Napolin eliminohen pas 120 minutave

Futboll

Shtatë gola e tre të skuqur, Rrahmani me Napolin eliminohen pas 120 minutave

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2022 Në ora: 20:42
Shtatë gola e tre të skuqur, Rrahmani me Napolin eliminohen pas 120 minutave

Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë. 

Fiorentina befason, triumfon pas 120 minutave në stadiumin “Diego Armando Maradona" , me rezultat 5:2 ndaj Napolit.

Shtatë gola e tre të skuqur, Napoli eliminohet në të tetën e finales.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2), pas vazhdimeve fituan mysafirët. 

Vllahoviq (41') e Biraghi (58'), Venuti (105’), Piatek (108’), Maleh (119’) shënuan për Fiorentinën dhe Mertens (44’), Petagna (90+6’) për Napolin. 

Draagowski i Fiorentinës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45+2 e Lozano i Napolit në atë të 84-tën. Në minutën e 90+3, edhe Ruiz i Napolit u përjashtua por pa dy të verdhëve. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat