Vllaznia hidhet në sulm

Futboll

Vllaznia hidhet në sulm

Më: 14 janar 2022 Në ora: 11:29
Vllaznia hidhet në sulm

Vllaznia ka zhvilluar dje seancën e radhës stërvitore në një prej komplekseve private të Durrës. Mësohet se trajneri Tomas Brdariç i ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët.

Edhe ata futbollistë që kanë pasur probleme në fillim të këtij viti si Hakaj, Aralica, Jonuzi e Gjurgjeviç, kanë bërë një stërvitje të plotë me ekipin gjatë ditës së djeshme. Trajneri Brdariç e ka fiksuar formacionin që do të hedhë nesër në “Air Albania” dhe ndryshimet do të jenë të pakta.

Me skemën 4-2-3-1, bie në sy fakti që ekipi do të ketë në përbërje katër lojtarë me tipare tërësisht ofensive nga minuta e parë dhe pikërisht emra si Da Silva, Ardit Hoxhaj, Latifi dhe Aralica. Kandidatë potencialë për një vend titullari janë edhe mesfushori Heriç e sulmuesi Çoba, të cilët janë provuar gjatë stërvitjeve nga trajneri kuqeblu.

Sot do të kryhet edhe seanca e fundit, ku do të shuhen edhe dilemat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat