Queven da Silva Inacio është lojtar i Shkupit

Futboll

Queven da Silva Inacio është lojtar i Shkupit

Më: 14 janar 2022 Në ora: 18:02
Queven da Silva

Tashmë është zyrtare. Braziliani Queven da Silva Inacio është lojtar i Shkupit.

"Kryesia e klubit tonë, me kënaqësi ju njofton se FC Shkupi dhe mesfushori Inacio, kanë arritur marrëveshje dy vjeçare.

Braziliani 23 vjeçar, vjen nga skuadra e Atletico Monte Azul. Inacio, para disa viteve ka luajtur edhe në Greqi, tek skuadra AOK Kerkyra.

Queven ka një eksperiencë të madhe dhe kryesia e klubit shprehet optimiste për këtë përforcim si dhe mjaft entuziast që ti shohin së bashku me Freddy Alvarez në mesfushë. Ai vlerësohet si njëri ndër përforcimet më të mira të skuadrës tonë", njofton FC Shkupi.

Pas nënshkrimit të kontratës, Queven është prononcuar për faqen tonë zyrtare, ku mes tjerash shprehet mjaft i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës shkupjane.

“Jam shumë I lumtur dhe I motivuar që do të luaj në këtë skuadër. Unë do të punoj shumë dhe do ta jap maksimumin për këtë fanellë.

Qëllimet e Shkupit janë të qarta dhe pikërisht për këtë arsye jam këtu. Ne do të luftojmë që të bëhemi kampion dhe do të kujdesemi që tifozët tanë të jenë të lumtur dhe krenarë me skuadrën e tyre”, u shpreh braziliani Inacio.

Queven da Silva Inacio dhe të gjithë përforcimet tjera, do të udhëtojnë të shtunën me skuadrën shkupjane në Antalia të Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat