“Sky Sports” zbulon klube të tjera duan të blejnë shqiptarin

Futboll

“Sky Sports” zbulon klube të tjera duan të blejnë shqiptarin

Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:03
Armando Broja

Ka mjaftuar një gjysmë sezoni në Premier League dhe Armando Broja i ka dëshmuar të gjithëve se sa vlen.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 5 gola në kampionat deri më tani dhe ka bindur Southampton-in për të synuar blerjen e kartonit të tij.

Me ardhjen e presidencës së re mundësitë ekonomike i lënë “shenjtorët” të besojnë për një mundësi të tillë, por gjithashtu janë të vetëdijshëm se nuk janë të vetëm në këtë garë.

Sipas asaj që bën me dije “Sky Sports”, Chelsea po shqyrton të gjitha pistat, duke qenë se ka shumë klube të tjera të interesuara të cilat kanë nisur që tani të pyesin për çmimin e kartonit të Armando Brojës. Media në fjalë zbulon se disa ekipe po mendojnë për transferimin e futbollistit kuqezi që në këtë muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat