Nani rikthehet në Itali

Futboll

Nani rikthehet në Itali

Më: 14 janar 2022 Në ora: 19:30
Nani rikthehet në Itali

Aventurë e re në Itali për Luis Nanin.

Ish lojtari i Manchester United i cili në vitet e fundit ishte aktivizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Orlando City, do ta vazhdojë karrierën në Itali.

Luis Nani ka firmosur zyrtarisht me Venezian me klubin e ngjitur në këtë sezon në Serie A që ka përfituar nga fakti që portugezi prej disa muajsh ishte lojtar i lirë për ta afruar me parametër zero. 

Nani në Itali në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Lazios. Për Venezian ai konsiderohet një vlerë e shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat