Nagelsmann: Ka shumë lojtarë të shtrenjtë dhe pak janë ata lojtarë që janë të lirë

Futboll

Nagelsmann: Ka shumë lojtarë të shtrenjtë dhe pak janë ata lojtarë që janë të lirë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 13:14
Nagelsmann: Ka shumë lojtarë të shtrenjtë dhe pak janë ata lojtarë që janë të lirë

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann nuk ka ngurruar të “thumbojë” klube si Manchester City apo PSG për shpenzimet e jashtëzakonshme që bëjnë në merkato.

Në fakt, këtu bëhet fjalë për klube që drejtohen nga sheikë, të cilët nga ana financiare nuk “qahen” asnjëherë. Kështu, kur pyetet për merkaton, trajneri i baverëzve thekson se klubi ku ai punon, nuk ka puse me naftë.

“Sigurisht që mendoj për merkaton pasi është pjesë e punës sime dhe unë jam një fans i merkatos së janarit sepse të jep mundësinë për të rregulluar skuadrën me pjesët që të duhen. Por, Bayern nuk është e detyruar të marrë askënd kjo edhe sepse tregu nuk është aspak i thjeshtë.

Ka shumë lojtarë të shtrenjtë dhe pak janë ata lojtarë që janë të lirë nga ana kontraktuale.

Ne këtu te Bayern nuk kemi puse me naftë për t’i përballuar transferimet e lojtarëve të shtrenjtë. Nuk i kemi paratë pa limit”, theksoi Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat