OM e pëson keq

Futboll

OM e pëson keq

Më: 15 janar 2022 Në ora: 14:33
Pape Gueye

Olympique Marseille e pëson keq. FIFA i ka bllokuar merkaton klubit francez për dy sesionet e ardhshme dhe shkak është bërë afrimi i Pape Gueye në verën e vitit 2020.

Në korrik të 2020-ës mesfushori senegalez firmosi një parakontratë me Watfordin për 45 mijë sterlina në javë, por 16 orë më vonë ndryshoi mendje duke firmosur për Marseille.

FIFA ka vendosur të pezullojë për 4 muaj, futbollistin aktualisht i impenjuar në Kupën e Afrikës me Senegalin dhe gjithashtu ka vendosur të bllokojë merkaton e Marseille për sesionet e verës së këtij viti dhe janarit të vitit 2023.

Gjithsesi OM ka përgatitur menjëherë apelimin në KAS-in e Lozanës. Ndërkohë drejtuesit duhet të shpejtojnë të vendosin në dispozicion të trajnerit Sampaoli përforcimet e nevojshme që në merkaton e dimrit për të patur një ekip sa më kompetitiv edhe për sezonin e ardhshëm nëse KAS-i i Lozanës lë në fuqi vendimin e FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat