Blakçori largohet nga Ulpiana

Futboll

Blakçori largohet nga Ulpiana

Nga: K.G. Më: 15 janar 2022 Në ora: 18:29
Blakçori largohet nga Ulpiana

Portieri Armend Blakçori ndahet me Ulpianën nga Lipjani. 

Blakçori tha se ka kaluar periudhë të mirë në klubin e Ulpianës, e cila garon në elitën e futbollit të Kosovës. 

“Kam mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me klubin KF Ulpiana dhe më nuk do të jem pjesë e klubit KF Ulpiana. 

Ishte nder dhe kënaqësi që isha pjesë e klubit.

Falënderoj të gjithë ata me të cilët bashkëpunuam duke filluar prej; presidentit Abedin Salihu ,trajnerëve , bashkëlojtarëve dhe në veçanti sekretarin e klubit Yll Jashari i cili ka qenë gjithmonë  korrekt ndaj meje. 

Gjithmonë jam munduar të jap maksimumin për klubin dhe jam i lumtur që isha pjesë e klubit, ku shkruam histori duke e rikthyer në Superligë KF Ulpianën pas 10 vite . 

Në fund klubit KF Ulpiana i dëshiroj suksese në vazhdim të kampionatit dhe  i uroj çdo të mirë”, njofton Blakçori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat