Tare e pranon: Kemi marrë ofertë nga Rusia për Muriqin

Futboll

Tare e pranon: Kemi marrë ofertë nga Rusia për Muriqin

Më: 15 janar 2022 Në ora: 18:32
Tare e pranon: Kemi marrë ofertë nga Rusia për Muriqin

Vedat Muriqi mund të ketë gjetur një blerës. Është Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, që e pranon këtë.

Duke folur për mikrofonat e “Sport24” mbi destinacionin e mundshëm të sulmuesit të Kosovës, Tare saktësoi: “Po, kemi marrë një ofertë nga Rusia, nuk mund të them asgjë tjetër”.

Më parë u raportua se CSKA Moska i ofroi klubit romak rreth 2.5 milionë euro për huazim 6-mujor, me detyrim blerjeje prej 8 milionë euro të tjera.

Shifra që do t’i pëlqenin Lazios, por mbetet për të bindur lojtarin që është jashtë projektit të Sarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat