Nuk ishte dita e Armando Brojës!

Futboll

Nuk ishte dita e Armando Brojës!

Më: 15 janar 2022 Në ora: 18:46
Nuk ishte dita e Armando Brojës!

Armando Broja e nisi si titullar ndeshjen mes Wolves dhe Southampton.

Vendasit janë duke fituar me shifrat 2-0, teksa sulmuesi shqiptar nuk arriti që të linte gjurmë. Ky ka qenë takimi më i dobët prej tij në kohët e fundit teksa është izoluar mirë nga ana e mbrojtësve kundërshtarë.

I vetmi shans i artë shënimi ishte në pjesën e parë, por sulmuesi nuk u kuptua mirë në atë pasim të Redmond, që nëse do të kishte mbërritur në këmbët e Brojës, do të gjendej përpara portierit kundërshtar.

Pak duele të fituara në ajër dhe ndjeshëm i lodhur nga takimet e fundit dhe intensiteti i lartë i lojtarëve të Ëolves, Hasenhutl zgjodhi që ta zëvendsojë në minutën e 77.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat