Për selektorin e Zvicrës, është pozicioni i gabuar për Xherdan Shaqirin 

Futboll

Për selektorin e Zvicrës, është pozicioni i gabuar për Xherdan Shaqirin 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:40
Për selektorin e Zvicrës, është pozicioni i gabuar për Xherdan Shaqirin 

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, është përplot energji. Trajneri i kombëtares ka qëndruar për disa ditë nën diell, duke shijuar një pushim me familjen në Maldive dhe në Dubai. Yakin tani po planifikon vitin e Kampionatit Botëror, i cili do të fillojë me një kamp stërvitor në mars dhe me dy miqësore, shkruan media zvicerane “Blick”.

Xherdan Shaqiri ka qenë në stol në pjesën dërrmuese të ndeshjeve të fundit.  “L'Équipe” madje raporton se Lyoni duan ta shesin. 

“Nuk është edhe aq i lumtur”, thotë Yakin.

“Fatmirësisht kemi ende pak kohë. Shaqiri është shumë, shumë i rëndësishëm për ne, ne kemi qëllime të përbashkëta dhe duam t'i arrijmë ato së bashku", tha Yakin.

“Prej disa vitesh, ritmi i tij është ndërprerë vazhdimisht. Edhe te Lyon në fillim ai nuk luajti rregullisht. Nëse nuk keni edhe disa ndeshje mbi 90 minuta, bëhet më e vështirë”, tha ndër të tjera selektori. 

Për më keq, Shaqiri u përdor në fillim si mesfushor i djathtë te Lyoni. “Është e vështirë kur nuk je 100 për qind. Për atë pozicion, jo vetëm që ju duhet shpejtësi dhe driblimi, por gjithashtu duhet të punoni shumë në mbrojtje”.

Për Yakinin, është pozicioni i gabuar për 30-vjeçarin: “Për mua ai është një numër i pastër 10-t. Ai befasi me shpinën drejt portës”.

Yakin thotë:Do të përpiqem të flas me Shaqin, është e rëndësishme që ai të luajë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat