Njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës, kur sfidonte okupatorin serb!

Futboll

Njeriu që dha shumë për sportin e Kosovës, kur sfidonte okupatorin serb!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 janar 2022 Në ora: 14:04
Dy burra që shihen në foto, në mes është Isuf Lumi, drejtor i KF Ballkanit në vitin 1996 dhe përkrah tij kryetari i klubit Fatmir Bllaca (djathtas)

Një fotografi sa një mijë fjalë! Fotografi e vitit 1996, në fushën e futbollit në Studençan të Therandës!  

Ndeshje e futbollit në kuadër të Kampionatit të Kosovës mes Ballkanit dhe Lirisë nga Prizreni. 

Dy burra që shihen në foto, në mes është Isuf Lumi, drejtor i KF Ballkanit në vitin 1996 dhe përkrah tij kryetari i klubit Fatmir Bllaca, i cili kontriboi shumë.

Që të dytë me kokë pas, pak të penguar edhe nga dielli, sigurisht shikoni ndonjë çudi apo përshëndeteni me ndonjë mik a tifoz. 

Lumi, tash e 11 vite ka ndërruar jetë, ka dhënë shumë për futbollin, veçmas basketbollin, i cili ka qenë kryetar i parë i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ai, asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve që i vinin nga regjimi serb në vitet e 90-ta.

Gjithnjë ishte në vijë të parë të frontit kundër okupatorit serb.

Një foto e fushës në Studençan, dëshmon se sa më krenari e kanë shikuar futbollin edhe në ato rrethana të vështira, kur në çdo sekondë jeta ka qenë në rrezik të madh nga pushtuesi serb.

Lumi, edhe në vitet e pasluftës, nuk u ndal kurrë, derisa e gjeti vdekja në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Kosovës pikërisht me 1 prill të vitit 2010.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat