Shtyhet ndeshja e Premier League mes Burnley dhe Watford

Futboll

Shtyhet ndeshja e Premier League mes Burnley dhe Watford

Më: 17 janar 2022 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Është shtyrë edhe një tjetër ndeshje në kampionatin elitar të futbollit anglez, Premier League.

Skuadra e Burnley konfirmon se kërkesa e tyre për të shtyrë ndeshjen është aprovuar nga Premier Leauge.

Ndeshja mes Burnley dhe Watford planifikohej të luhej nesër mbrëma (e martë).

Premier League ka njoftuar sot për 33 raste të reja me Covid-19, një rënie kjo në numra.

Që nga 5 dhjetori, ky ishte numri më i vogël i rasteve të reja të infektuara me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat