Kahn lartëson dy yjet e Bayernit

Futboll

Kahn lartëson dy yjet e Bayernit

Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:25
Kahn lartëson dy yjet e Bayernit

Mbrëmjen e djeshme u ndanë çmimet e më të mirëve të vitit 2021 nga FIFA. “The Best” u shpall Robert Lewandowski për vitin që shkoi. Për qendërsulmuesin polak të Bayern Munich foli drejtori menaxhues i klubit bavarez, Oliver Kahn. Ky i fundit vlerësoi polakun, por edhe portierin Manuel Neuer në faqen zyrtare të klubit:

“Robert Lewandowski është një fenomen. Ai ka arritur kulmin, por tashmë po mendon për golin e radhës. Mendoj se është më se e justifikuar që ai ka marrë titullin e lojtarit më të mirë të FIFA-s për të dytën herë radhazi. Ne, gjithashtu do të dëshironim që Manuel Neuer të fitonte sërish çmimin e portierit më të mirë të FIFA-s.

Urime Edouard Mendy, i cili e meriton këtë trofe. Bayerni është krenar dhe i lumtur që ka dy lojtarë dhe njerëz të tillë të jashtëzakonshëm në radhët e veta: Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer.

Njëri shënon gola pafund, tjetri ruan gjithçka në anën tjetër të fushës. Të dy vendosin rekorde brenda dhe jashtë fushës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat