Barcelona konfirmon mungesën

Futboll

Barcelona konfirmon mungesën

Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:53
Barcelona konfirmon mungesën

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se Samuel Umtiti po përballet me tre muaj qëndrimi jashtë fushës.

Qendërmbrojtësi francez pësoi një thyerje të gishtit të këmbës në stërvitje të hënën dhe shkoi për operacion të martën. Pas operacionit, klubi lëshoi një deklaratë të shkurtër për të konfirmuar kohën e rikuperimit të 28-vjeçarit.

“Samuel Umtiti i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në gishtin e pestë të këmbës së djathtë. “Ai pritet të jetë jashtë fushës për rreth tre muaj,” thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Mungesa e Umtitit është një tjetër problem për rajnerin Çavi, edhe pse është e vërtetë që francezi nuk u shfaq shumë këtë sezon.

Ai kishte luajtur vetëm një ndeshje deri më tani. Megjithatë, lëndimi i Erik Garsia e lë Barcelonën me më pak zgjodhje në mbrojtjen qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat