Interi largon dy mesfushorë

Futboll

Interi largon dy mesfushorë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:52
Interi largon dy mesfushorë

Stefano Sensi është vendosur t’i bashkohet Sampdorias, në një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit dhe do të punojë nën drejtimin e Marko Xhiampaolo-s, i cili ka arritur një marrëveshje me ish-klubin e tij.

Matias Veçino gjithashtu mund të largohet nga “San Siro” në muajin janar dhe ish-trajneri i tij Maurizio Sarri do ta priste me krahë hapur te Lazio.

Megjithatë, mediat italiane, raportojnë se “Biancocelesti” nuk mund ta përballojë uruguaianin pa shitur më parë një lojtar dhe mund të presë deri në fund të sezonit për të nënshkruar me ish-mesfushorin e Empolit si agjent i lirë.

Ndërkohë “Nerazzurrët” kanë refuzuar gjithashtu mundësinë për të marrë Lajvin Kurzava në huazim nga PSZH. Mbrojtësi francez është në treg, por gjigantët e Serisë A nuk janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat