Rezidenca luksoze ku jeton ylli i futbollit 

Futboll

Rezidenca luksoze ku jeton ylli i futbollit 

Më: 19 janar 2022 Në ora: 16:00
Rezidenca luksoze ku jeton ylli i futbollit 

Cristiano Ronaldo, një idhull absolut i Manchester United, dhe Georgina Rodríguez, e cila po numëron ditët derisa Netflix të publikojë këtë muaj dokumentarin në të cilin rrëfen jetën e saj, po shijojnë çdo minutë të jetës së tyre në Angli.

Nuk mund të ishte ndryshe, duke pasur parasysh edhe suksesin e tyre profesional, edhe vilën luksoze në të cilën ndajnë orët e tyre me familjen.

Pavarësisht se janë katër fëmijë që jetojnë me çiftin dhe se dy binjakë të tjerë do ta rrisin familjen në muajt në vijim, hapësira nuk është tamam një çështje që shqetëson Cristiano Ronaldon dhe Goergina Rodríguez në shtëpinë e tyre. Në fakt, rezidenca e tyre në Manchester ka as më shumë e as më pak se shtatë dhoma.

Image

Të gjitha suita dhe të pajisura me banjë e dhomë zhveshjeje.

Eshtë e panevojshme të thuhet se aty është dhoma e bollshme e ndenjes, me divane të mëdhenj dhe të gjitha llojet e komoditeteve, në të cilën familja pushon dhe shikon televizor. Megjithatë, nëse ka një pjesë të shtëpisë që i dedikohet kohës së lirë, krejtësisht ekskluzive, ajo është një tjetër: dhoma e kinemasë. Pa dyshim, një nga xhevahiret në kurorën e rezidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat