Seferi: Është bukur kur martohesh i ri

Futboll

Seferi: Është bukur kur martohesh i ri

Më: 19 janar 2022 Në ora: 23:15
Seferi: Është bukur kur martohesh i ri

Taulant Seferi është gati t’i japë fund beqarisë dhe mendon se ka gjetur edhe personin me të cilin shpreson të ndajë jetën.

Sulmuesi i Tiranës dhe përfaqësueses shqiptare, ka treguar në emisionin “Ditë pas Dite” se ndonëse vetëm 25-vjeçar, po mendon të krijojë familje.

“Unë kam edhe shokë që janë të martuar e kanë fëmijë dhe sa herë kur flas, thonë se është gjëja më e bukur kur je i martuar dhe të kesh familje kur je më i ri se je stabël, i mbledhur.

Nuk je shumë i shpërndarë.

E kam gjetur një vajzë shqiptare, por asgjë nuk është e sigurt se është ende herët. Por shpresoj të na shkojë mirë”, u shpreh futbollisti i bardhebluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat