Kubi i njohur francez i ndërpret kontratën

Futboll

Kubi i njohur francez i ndërpret kontratën

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:02
Kubi i njohur francez i ndërpret kontratën

Një situatë aspak e zakontë vjen nga elita e Francës.

Klubi i Bordosë ka vendosur të ndërpresë përfundimisht kontratën me kompaninë Winamax. Kjo e fundit ishte sponsori kryesor i skuadrës, emri i së cilës gjendej i shkruar në pjesën e përparme të fanellës.

Megjithatë palët nuk do të vazhdojnë më gjatë bashkëpunimin mes tyre. Shkak për këtë janë bërë postimet e Winamax-it në “Twitter“. Kompania në fjalë tallte shpesh klubin e Bordosë për formën e dobët që po kalojnë këtë sezon, gjë e cila nuk është pritur mirë nga drejtuesit e ekipit francez.

“Urime Zhirondinëve të Bordosë që nuk kanë pësuar një gol për thuajse 20 orë”, ishte një ndër postimet e shumta ironike të Winamax-it. Ekipi i Bordosë këtë sezon po luf.ton për mbijetesë dhe ka pësuar plot 50 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat