Një ndodhi e pazakontë, arbitri ndërpret ndeshjen

Futboll

Një ndodhi e pazakontë, arbitri ndërpret ndeshjen

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:14
Një ndodhi e pazakontë, arbitri ndërpret ndeshjen

Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli në Meksikë.

Teksa Correacaminos dhe Mineros de Zacatecas, luanin një ndeshje të Divizionit të dytë, vëmendjen e rrëmebu arbitri.

Në minutën e 37′ Juan Andrés Esquivel kërkoi që loja të ndërpritej sepse ndihej i lodhur.

Gjithçka është e vërtetë dhe kërkesa e tij speciale është dëgjuar: “Prisni sa të mbushem pak me frymë çuna, ka pasur tre kundërsulme rresht”, ishte fjala e arbitrit.

Ndeshja ishte shumë intensive dhe arbitrit iu desh pak kohë për të marrë frymë. Lojtarët filluan të qeshin dhe pritën arbitrin për disa sekonda dhe më pas loja rifilloi rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat