Sektori i Arbitrimit, testime fizike edhe për arbitrat & asistentët e Kategorisë së Parë

Futboll

Sektori i Arbitrimit, testime fizike edhe për arbitrat & asistentët e Kategorisë së Parë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 11:54
Sektori i Arbitrimit, testime fizike edhe për arbitrat & asistentët e Kategorisë së Parë

Edhe arbitrat dhe asistentët Kategorisë së Parë i janë nënshtruar testeve fizike në prag të rinisjes së sezonit futbollistit, ndërkohë që më pas sipas programit do t’i nënshtrohen edhe testeve teorike.

Në aktivitetin e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” rreth 70 arbitra dhe asistentë iu nënshtruan testimeve fizike nën drejtimin e dy përgatitësve të arbitrave, Elton Kodra dhe Ervis Peza, të cilët monitoruan me seriozitet të gjithë procesin dhe analizuan gjendjen rezultatet fizike të secilit prej arbitrave.

Sipas Sektorit të Arbitrimit, rezultatet e arbitrave ishin përgjithësisht të mira dhe brenda pritshmërive.

Në bazë të programit, arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë do të vijojnë me pjesën teorike, duke analizuar aspekte të ndryshme të gjykimit përgjatë fazës së parë të kampionatit, përmes analizës me video.

Pas përfundimit të këtyre seminareve, të gjithë arbitrat do t’i nënshtrohen testit me shkrim ku do të vënë në provë njohuritë e tyre.

Ky aktivitet vjen vetëm pak ditë pasi testimeve iu nënshtruan edhe arbitrat dhe asistentët e kampionatit “Abissnet Superiore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat