FSHF mburret me Kumbullën

Futboll

FSHF mburret me Kumbullën

Më: 21 janar 2022 Në ora: 11:55
FSHF mburret me Kumbullën

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me Romën mbrëmjen e kaluar ndaj Leçes, duke qenë një nga më të mirët në fushën e lojës.

Lojtari kuqezi përveç se bëri shumë mirë në fazën mbrojtëse, ia doli të realizojë edhe një gol, që për verdhekuqtë ishte goli i përkohshëm i barazimit, në sfidën e fituar nga skuadra kryeqytetase me shifrat 3-1, sfidë e vlefshme për Kupën e Italisë.

21-vjeçari shqiptar goditi saktë me kokë pas pasimit nga Abraham dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke festuar kështu golin e parë me Romën nën drejtimin e trajnerit Mourinho.

Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, “SofaScore”, Kumbulla është vlerësuar me notën 7.8, duke qenë një nga lojtarët me notën më të lartë në këtë ndeshje, i cili ashtu sikurse edhe në ndeshjen e kaluar, ka bërë mjaft mirë me Romën, shkruan në faqen e FSHF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat