Kërkon një pagë të madhe

Futboll

Kërkon një pagë të madhe

Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:48
Antonio Rudiger

Mbrojtësi gjerman i Çelsit, Antonio Rudiger, nuk do të jetë më lojtar i “bluve” të Londrës sezonin e ardhshëm. Ai ka habitur me kërkesën e tij duke i bërë disa klube të stepen.

28-vjeçari ka kërkuar që paga e tij të jetë 55-milion euro në 4 sezone, përfshirë dhe bonuset. Një kërkesë që ka bërë ekipet që e kërkojnë atë të mendohen dhe një herë.

Real i Madridit ishte një nga klubet që pëlqente më së shumti gjermanin dhe anasjelltas, por “los blancos” janë tërhequr për momentin për shërbimet e Rudiger.

Gjithashtu ekipet e tjera që duan Rudiger në ekipin e tyre dhe që mund t’i plotësojnë kërkesat gjermanit janë Mançester Junajtid, PSG, Juventus dhe Bajerni Mynihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat