Behrami dhe Genoa ndërpresin bashkëpunimin

Futboll

Behrami dhe Genoa ndërpresin bashkëpunimin

Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:52
Behrami dhe Genoa ndërpresin bashkëpunimin

Ish-ylli i Napolit, Valon Behrami, ka ndërprerë kontratën me  Genoan  me efekt të menjëhershëm.

Lajmin është konfirmuar nga Blick.

Sipas Blick, kjo ishte e pritshme pasi mesfushori shqiptar ka dështuar te gjejë vend në skuadrën e Genoas.

Trajneri i ri, Alexander Blessin, e ka bërë të qartë gjithashtu se nuk llogarit në Behramin. 

Nuk dihet ende se ku do të shkojë mesfushori 36-vjeçar. 

Mediat italiane raportojnë për disa klube të Seria A të interesuara, duke mos përjashtuar as klube nga Serie B.

Ka zëra se Behrami mund të shkojë në Brescia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat