Klopp nuk ka më dyshim

Futboll

Klopp nuk ka më dyshim

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:24
Klopp nuk ka më dyshim

Jurgen Klopp nuk e ka fshehur lumturinë e tij pas fitores 2-0 në fushën e Arsenal, që i ka siguruar skuadrës së tij finalen e Carabao Cup.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, djemtë kanë qenë me të vërtetë të jashtëzakonshëm. Arsenal e ka nisur shumë mirë pjesën e parë, por ne kemi rezistuar mirë dhe kemi ruajtur qetësinë. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën e dytë”, ka thënë Klopp për Sky Sports UK.

Nuk kanë munguar elozhet për Diogo Jota, autor i dygolëshit vendimtar:

“Është në një moment shumë të mirë, kemi shënuar dy gola shumë të bukur. Nga momenti që ka ardhur këtu është rritur shumë, është bërë një super lojtar”.

Të Kuqtë do të sfidojnë Chelsea-n e Thomas Tuchel në finalen e 27 shkurtit që do të zhvillohet në Wembley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat