Ky vogëlush, dikur pranonte dhuratë nga Presidenti Rugova, sot lider në Gjermani

Futboll

Ky vogëlush, dikur pranonte dhuratë nga Presidenti Rugova, sot lider në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:41
Ky vogëlush, dikur pranonte dhuratë nga Presidenti Rugova, sot lider në Gjermani

Viti 1999, ky vogëlush simpatik, me një kënaqësi të veçantë pranonte dhuratën nga Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. 

Kush e mendonte para rreth 22-23 viteve se ky vogëlush sot do të bëhet një emër i madh i futbollit! 

Është Leart Paçarada, mbrojtësi më i mirë në Bundesliga II dhe anëtar i skuadrës së njehur nga Hamburgu, St. Pauli.

Image

Është djali i legjendës së futbollit, ish portierit të mirënjohur të gjeneratës së arët të Prishtinës, Shukri Paçarada. 

Vogëlushi, sot është nga emrat më të përfolur, sidomos kur u largua nga Kombëtarja e Kosovës, për shkak se nuk i duronte padrejtësitë nga ish selektori Bernard Challandes.  

Megjithatë, sot është shumë i respektuar dhe në qendër të mediave gjermane, si mbrojtësi më luftarak i Bundesliga II, me notat më të mira, që besa edhe ndër më të paguarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat