PSG konfirmon lëndimin e Donnarumma

Futboll

PSG konfirmon lëndimin e Donnarumma

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:51
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma ka edhe një pengesë tjetër tashmë te PSG, përveç Keylor Navas.

Portieri më i mirë i viti, Donnarumma, nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij, si pasojë e një lëndimi të pësuar së fundmi.

Lëndimin e portierit e ka konfirmuar edhe vet skuadra e PSG. Po ashtu, në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme, Donnarumma nuk shihet në listë.

Italiani  ka pësuar një lëndim muskulor dhe akoma nuk dihet saktë se sa kohë do të mungojë ai për PSG.

Megjithatë, e rëndësishme për italianët është se ai pritet të jetë gati për fazën Play Off kundër Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat