Kontrata në pikëpyetje, Dembele nuk del në stërvitje

Futboll

Kontrata në pikëpyetje, Dembele nuk del në stërvitje

Më: 23 janar 2022 Në ora: 19:29
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele duket se ka konfirmuar sot çarjen mes tij dhe skuadrës së Barcelonës.

Dembele dhe Barca nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshje për kontratën e re, me kërkesat e francezit që ishin të larta dhe të paarsyeshme.

Lojtari supozohej të shfaqej sot në seancë stërvitore, por nuk e bëri një gjë të tillë.

Dembele nuk është i përfshirë në skuadrën e Xavi për ndeshjen e dytë radhazi, me negociatat e tij për kontratën e re që kanë ngecur.

Francezi lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’ dhe ‘Stamford Bridge’ shihet si një alternativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat