Ademi viziton klubet gjatë përgatitjeve për stinorin pranveror në Antali 

Futboll

Ademi viziton klubet gjatë përgatitjeve për stinorin pranveror në Antali 

Më: 25 janar 2022 Në ora: 11:08
Ademi viziton klubet gjatë përgatitjeve për stinorin pranveror në Antali 

Klubet e BKT Superligës ndodhen në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror. E shumica prej tyre kanë zgjedhur si destinacion Antalinë për fazën e përgatitjeve intensive dhe të ndeshjeve testuese, duke pasur parasysh kushtet atmosferike dhe ato të infrasratrukturës që i ofron ky vend bregdetar.

Duke pasur parasysh se shumica e klubeve ndodhen në Turqi, presidenti Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri dhe anëtarit të KE-së, Naser Ajeti, ndodhet për vizitë atje, për ta parë nga afër punën që po e bëjnë klubet tona gjatë këtyre përgatitjeve.

Ademi e ka vizituar SC Gjilanin, ku është pritur nga kryetari i klubit Florim Zuka dhe stafi i skuadrës.

Me këtë rast, kreu i FFK-së përgëzoi drejtuesit e këtij klubi për organizimin dhe kushtet e mira që i kanë krijuar për futbollistët dhe stafin e skuadrës, si dhe i dëshiroi punë të mbarë e të suksesshme dhe pa lëndime. Ndërkaq, kryetari i SC Gjilanit, Florim Zuka e falënderoi presidentin e FFK-së për vizitën dhe për punën e bërë në avancimin e futbollit, si dhe ndihmën që po u jep klubeve, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat