Krerët e FFK-së vizituan klubet që ndodhen në Antali 

Futboll

Krerët e FFK-së vizituan klubet që ndodhen në Antali 

Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:13
Krerët e FFK-së vizituan klubet që ndodhen në Antali 

Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri, me bashkëpunëtorë, kanë vazhduar sot me vizitat e tyre në klubet e Superligës, të cilat ndodhen në Antali për fazën përgatitore.

Pas vizitës së mbrëmshme te SC Gjilani, sot, krerët e FFK-së kanë vizituar Llapin, Dritën, Ballkanin dhe Prishtinën.

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për stinorin pranveror dhe zhvillimet e përgjithshme në futbollin e Kosovës, me qëllim të ngritjes së mëtejme organizative dhe të cilësisë së futbollit.

Image

Ata vlerësuan faktin se klubet tona po kanë mundësi të zhvillojnë fazën përgatitore në këtë vend bregdetar dhe po i masin forcat me klube nga vende të ndryshme evropiane, duke shprehur shpresën se puna e tyre intensive do të ndikojë që në pranverë të kemi kampionat shumë interesant dhe joshës për dashamirët e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat