Senegali kalon në 1/8 e finales së Kupës së Afrikës

Futboll

Senegali kalon në 1/8 e finales së Kupës së Afrikës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:56
Senegali kalon në 1/8 e finales së Kupës së Afrikës

Senegali kalon në 1/8 e finales së Kupës së Afrikës

Senegali e ka siguruar një vend në 1/8-tën e finales së Kupës së Kombeve të Afrikës pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Cape Verdes.

Fitoren skuadrës së Senegalit ia lehtësuan dy kartonët e kuq të dhënë për kundërshtarët e tyre pas Andrade dhe Vozinha u përjashtuan nga loja në minutat 21’ dhe 57’, transmeton KosovaPress.

Sulmuesi i Liverpoolit Sadio Mane e shënoi golin e parë për Senegalin më minutën e 63’, kurse rezultatin përfundimtar të këtij takimi e vulosi Dieng me golin e tij të realizuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Duhet theksuar se Mane u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 70’ të ndeshjes për shkak se pati një përplasje kokë më kokë me njërin nga lojtarët kundërshtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat