Gerrard kërkon transferimin e mesfushorit të Juventusit

Futboll

Gerrard kërkon transferimin e mesfushorit të Juventusit

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:59
Gerrard kërkon transferimin e mesfushorit të Juventusit

Aston Villa është e interesuar për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Aaron Ramsey.

Ramsey pritet të largohet nga Juve këtë muaj, derisa agjenti dhe klubi kanë pranuar që është koha për ndryshime.

Newcastle United është në kontakt me ish yllin e Arsenalit, derisa raportohet se janë favoritët për të nënshkruar me uellsianin.

Sidoqoftë, “Gazzetta dello Sport” raporton se edhe Villa ka interesim për ta rikthyer Ramsey në Premierligë.

Ndërkohë, raportohet se dy klubet janë në bisedime për ta huazuar për gjashtë muaj me opsion blerje në fundin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat