Klauzolë prej 100 milion euro për sulmuesin 15 - vjeçar!

Futboll

Klauzolë prej 100 milion euro për sulmuesin 15 - vjeçar!

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:35
Endrick Felipe Moreira de Sousa

Endrick Felipe Moreira de Sousa, është një sulmues i ri 15-vjeçar që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer në “Copinha de Sao Paulo”, turneu më i rëndësishëm për të rinjtë në Brazil.

Me origjinë nga Brazilia, sulmuesi i majtë shënoi gjashtë gola, një prej tyre me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, gjatë gjithë këtij kompeticioni, që ndiqet nga afër çdo vit nga skautët e fuqive të mëdha të futbollit botëror.

Klubi i tij, Palmeiras, po mendon të përfshijë një klauzolë largimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e parë profesionale të Endrick, që të ketë mundësi të përfitojë sa më shumë, në rast shitjeje. Më 21 korrik, kur ai të mbushë 16 vjeç, do të nënshkruajë kontratën e parë si lojtar profesionist për Palmeirasin.

Endrick mund të transferohet në Evropë vetëm në moshën 18-vjeçare, por klubet evropiane priren t’i mbyllin marrëveshjet me manaxherët e talenteve dhe t’i lënë në vendet e tyre të origjinës derisa të arrijnë moshën madhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat