Ndodh në Kili-Argjentinë, gjyqtarët anësor në vend të flamujve përdorin jelekë!

Futboll

Ndodh në Kili-Argjentinë, gjyqtarët anësor në vend të flamujve përdorin jelekë!

Më: 28 janar 2022 Në ora: 18:41
Ndodh në Kili-Argjentinë, gjyqtarët anësor në vend të flamujve përdorin jelekë!

Në sfidën për Kualifikueset e Botërorit, midis Kilit dhe Argjentinës, diçka e çuditshme i ndodhi arbitrave anësor.

Të dy ata kishin harruar flamujt e tyre në hotel.

Për këtë arsye, Fabricio Vilarinjho dhe Rodrigo Figueiredo u detyruan të përdornin jelekë për të zëvendësuar flamujt që kishin harruar.

Mediat në Amerikën Latine e cilësuan këtë situatë si të turpshme për futbollin në kontinentin e tyre, ku gjyqtarët e një ndeshje aq të rëndësishme, harrojnë mjetet e tyre të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat