Belotti refuzon Newcastle, pret ofertë nga ky klub

Futboll

Belotti refuzon Newcastle, pret ofertë nga ky klub

Më: 28 janar 2022 Në ora: 22:08
Andrea Belotti

Andrea Belotti ka refuzuar ofertat nga Al-Hilal dhe Newcastle United, teksa pret që Milani të bëjë një lëvizje për të.

Kontrata e sulmuesit 28-vjeçar italian skadon me Torinon në fund të këtij sezoni dhe shumë klube janë të interesuara të nënshkruajnë me lojtarin si transferim i lirë në verë.

Ai kohët e fundit ka refuzuar ofertat nga Al-Hilal dhe Newcastle United, me të dy klubet që i kanë ofruar kontratë me vlerë rreth 7-8 milionë euro neto në sezon.

Siç raportohet nga Calciomercato.com, Belotti dëshiron t’i bashkohet Milanit mbi çdo klub tjetër dhe ai po pret që kuqezinjtë të bëjnë një lëvizje konkrete për të.

Ai do të jetë në gjendje të nënshkruajë një parakontratë me ta nga java e ardhshme, kështu që gjërat mund të përparojnë gjatë muajve të ardhshëm, shkruan footballitalia.

Megjithatë, Milani duhet së pari të vendosë se çfarë të bëjë me Zlatan Ibrahimoviqin. Kontrata e sulmuesit 40-vjeçar suedez skadon me kuqezinjtë në fund të këtij sezoni dhe një takim me Paolo Maldinin është planifikuar për në mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat